Ish-ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare të Prishtinës.

Shahini e cila është pjesë e Partisë Socialdemokrate, ka njoftuar zyrtarisht përmes një postimi në Facebook vendimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Kosovë.

“Një përpjekje e re, për Prishtinën që e dua fort. Para katër viteve jam kthyer të jetoj nga Tirana në një qytet që ka potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillim e vet. Është një qytet krejtësisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër”, thotë Besa Shahini.

Sipas saj, Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahun e zhvillimit.

“Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim”, ka thënë Shahini në një videoadresim.
Më parë, Besa shërbeu si ministre dhe zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë.
Po ashtu, Besa fokusoi kërkimin dhe avokimin e saj në çështjet e arsimit dhe integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor dhe Kaukazin Jugor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko