Ish- oficeri Arjan Tase, do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Vendimi është marrë nga prokuroria, e cila ka vendosur ta ashpërsojë akuzën, referuar fillimisht si “Vrasje e ardhur nga pakujdesia” nga ana e AMP-së (Agjencia e Mbikqyrjes Policore)

Sipas nenit 76 të kodit penal, ‘Vrasja me Dashje’ dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vite, ndryshe nga ajo e ‘vrasjes nga pakujdesia’, e cila dënohet me gjobë deri në 5 vjet heqje lirie. Prokuroria e rëndoi akuzën fill pas verifikimit të pamjeve filmike dhe dëshmive të pushuesve në plazhin e Potamit, ditën e tragjedisë.

Siç mëson klan, grupi hetimor ka konkluduar se Tase mund të kishte parandaluar ngjarjen tragjike dhe se “Disa nga pushuesit e kanë paralajmëruar se rrezikonte jetët e tyre me afrimin e skafit ne breg”

Tase do të dalë përpara gjykatës paraditen e së nesërmes, ku do t’i komunikohet masa e arrestit. Do të jenë hetimet ato të cilat mund të nxjerrin në pah, nëse ish- oficeri ka shkelur të tjera nene të kodit penal, duke i shtuar kësisoj akuzat në rëndim të tij.

Jonada Avdia u dërgua në banesën e fundit ditën e djeshme, mes lotëve të familjarëve, miqve e të afërmve, ndërsa vdekja e saj tragjike tronditi mbarë opinionin publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re