Për herë të parë prej më shumë se një shekull, një ish president dhe pasardhësi i tij nuk kursejnë akuzat e forta ndaj njëri tjetrit. Në qendër të përplasjes publike të paprecdentë janë Obama dhe Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në vend.

Që atëherë ishte vendosur një rregull i heshtur: ish presidentët shmangeshin nga përplasjet e përditshme, duke marë pjesë vetëm në eventet e rëndësishme apo për të mbështetur kandidatët e partive të tyre.

Dueli i orëve të fundit ka prishur rregullin: nuk ka pasur asnjëherë një president si Trump, dhe që nga 1918 Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përballeshin me një pandemi kaq serioze.

Në  vitin 2010, kur Trump nuk ishte as kandidat, sulej ndaj Obamës duke pretenduar se ai kishte lindur në Afrikë, për të bërë për vete të djathtën raciste. Dhe pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ai vijoi të kritikojë paraardhësin duke bërë që shumë analistë ta konsideronin si një fiksim të Tramp kundër Obamës.

Por më konkrete se mesazhet e tij në Twitter ishin anulimet e reformave të Obamës, që nga lufta kundër ndryshimeve klimatike e deri tek mbrojtja e konsumatorëve,. Gjëja e vetme që Trump nuk arriti të rrëzojë, dhe pse u përpoq është reforma shëndetësore e Obamacare. Dhe pikërisht kësaj të fundit i referohet për ta quajtuar të paaftë Obamën.

Qëndrimi i Obamës ka ndryshuar vetëm së fundmi, si pasojë e pandemisë se koronavirusit. Impakti mbi popullsinë amerikane për bilancin e viktimave rreth 90 mijë dhe më pas tek ekonomia dhe kushtet e jetesës: 36 milion të papunë në më pak se një muaj. Janë këto arsyet që kanë shtyrë liderin demokrat të cilësojë asministratën aktuale si një tragjedi kaotike.

Trump reagoi duke thënë se presidenca e Obamës ishte një skandal politik i paprecedentë. Por ish kreu i Shtëpisë se Bardhë këmbëngul se pandemia ka zbehur çdo iluzion se ata që janë në qeveri e kanë idenë se cfarë po bëjnë. Madje shumë prej tyre as nuk shtiren sikur qeverisin.

Akuzat vijnë në një moment kur Tramp shënon rënie në sondazhe pasi pjesa më e madhe e amerikanëve nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ai ka menaxhuar emergjencën.

Por është një moment delikat dhe për kandidatin në Shtëpinë e Bardhë Joe Biden i cili është i detyruar të kryejë një fushatë elektorale virtuale, për të cilin nuk është shumë i zoti. Obama ka vendosur në këtë mënyrë që të përdorë popullaritetin e tij në shërbim të ish numrit dy të tij, kur mngojnë dhe170 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re