Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas informacioneve mesohet se ish presidenti Topi është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit. Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.

Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Familjarët e viktimave të 21 janarit sytë i kanë te SPAK që do të zbulojë rolin e  ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re