Ish-presidenti koreanojugor, Lee Myung Bak u dënua zyrtarisht sot për korrupsion, tre ditë pas dënimit me 24 vite burg për Park Geun Hye, pasuesja e tij në krye të shtetit.

Në Kore të Jugut, krerët e shtetit kanë tendencë ta gjejnë veten në burg pasi largohen nga pushteti, kjo ndodh më shpesh kur ka ndryshim politik.

President në vitet 2008-2013, Lee Myung Bak u dënua për korrupsion, shpërdorim detyre, keqpërdorim të fondeve si dhe evazion fiskal, njoftoi prokuroria në një komunikatë.

Përveç këtyre dy rasteve, në vitet 1990 janë dënuar për tradhti dhe korrupsion dy presidentë të tjerë, Chun Doo Hwan dhe Roh Tae Woo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re