Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shkodra për momentin është marrë peng nga krimi.
 
Në konferencën shkencore që u zhvillua në këtë qytet me temën: “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”, Nishani duke u ndalur tek vrasja e të mërkurës, theksoi se krimi e ka marrë përkohësisht peng jetën e qytetit.
 
 
“Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje. Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve”
 
Ish-presidenti u shpreh besim plotë se situata e vrasjeve është momentale dhe se shumë shpejt do të klaohet duke rikthyer normalitetin në qytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re