Skip to content

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga kryeministre, zëvendëson Haradinajn?

 

Ramush Haradinaj, dy ditë më parë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit, shkruan “Bota sot”.

Fakt ky që detyron vendin të shkoj në zgjedhje të parakohshme por nga ana tjetër, ekziston mundësia potenciale që të kemi një qeveri konsensuale.

Emri i shumë përfolur nga shumë ftyra publike është i ish-Presidentës Atifete Jahjaga.

Ndër ta, ka qenë edhe profesor Rrahman Paqarizi i cili ka përmendun emrin e saj, ndonëse me ironi.

“A ju kujtohet Atifete Jahjaga? Ishte presidentja me e vleresuar jashte vendit. Vec sa ma jua kujtu”, është shprehur ai.