Në Japoni vitin e kaluar ish-Prokurori i Përgjithshëm i Tokios, Hiromu Kurokawa, është gjobitur për shkak se u zbulua se kishte luajtur bixhoz në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmeve të transmetuesit publik NHK, bëhet e ditur se u dënua ish-Prokurori i Përgjithshëm Kurokawa, i cili pretendohet se luajti Mahjong (domino kinezë) me 3 gazetarë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në maj të vitit 2020.

Gjykata e Juridiksionit të Ngushtë të Tokios gjobiti Kurokawa-n me 1800 dollarë, dhe dha dorëheqje pasi u zbulua se po luante Mahjong.

Kallëzimi penal kundër Kurokawa dhe gazetarëve u refuzua nga prokurorët në korrik të vitit 2020.

Prokurorët rivlerësuan pretendimin e dhjetorit 2020 që përfshinte ndjekjen penale të Kurokawa-s.

Sipas vendimit, Kurokawa nuk do të ndiqet penalisht nëse ai paguan gjobën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re