Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, tha gjatë fjalës së tij në Parlament, se e ka përjetuar si ditë të zezë votimin e Ilir Metës si presidenti i Republikës.

Gjoni tha se Rama urdhëroi deputetët që ta votonin Metën president për ta hequr qafe dhe ta mbyllnin në godinën e Presidencës, që sipas ish-sekretarit të  Metës, ngjan si azil pëlqesh.

“Unë e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë votimi të Metës. Ju e votuat në rresht me urdhër nga Whatsapp.

Ne nuk e donim, se e dija që largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundit nga partia, nuk ishte zgjedhja e tij në shërbim të shqiptarëve.

Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Metën se donit ta hiqnit qafe nga politika dhe ta dergjnit në atë godinë që ngjan si azil pleqsh, po Meta është bishë politike.

Ku jeton ai pa politikë, hajde mendje hajde, e zgjodhët se donit president mbi palët ë?

Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete, se ju nuk i keni lënë më asnjë të drejtë, ai nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, presidenti”, theksoi Gjoni gjatë fjalës së tij.

“Diskutohet mocion me debat mbi aktin e presidentit të Republikës dhe në sallë nuk janë as 19 deputetë të partisë WhatsApp-iste, aq sa ka pasur ish – grupi parlamentar i LSI.

Ky është serioziteti i këtij Parlamenti. Kryeministri sërish mungon, përsëri mungon zoti Braho, nuk vjen, nuk na denjon fare si Parlament, as se çan kokën fare për Parlamentin se vjen këtu bën monologun e radhës, ju tregon WhatsApp-in e radhës, votoni dhe mbaroi filmi.

Hadje parlament hajde. Kjo që po bëni juve sot është show, cirk, është teatër.

Më vjen të qesh kur shoh sesi që doni të shkarkoni Ilir Metën nga presidenti i republikës, kjo është fantastike.

Juve doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i presidentit. Juve që e votuar të gjithë, të gjithë në rresht, me WhatsApp e votuat.

A e votuat Ulsi? Vetëm Ad Nori nuk e ka votuar më duket nga Skrapari. Të gjithë ju të tjerët këtu e votuat. Kush e votoi? Ju votuat, unë nuk e kam votuar. Ta gëzoni ta mbani”, vijoi Gjoni.

Deputeti opozitar tha se votimi i Metës si president ishte fillimi i fundit të LSI-së.

“Nga i gjithë ky parlament unë jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë, atë ditë të votimit të Ilir Metës. Edhe ju e keni përjetuar dhe nuk keni dashur ta votonit për president, por për arsye të tjera kuptohet. Me largimin e Metës nga LSI ishte fillimi  i fundit të asaj partie”, tha Gjoni.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re