Ish-sekretari i Shtetit Colin Powell deklaroi të dielën mbështetjen e tij për kandidatin demokrat për president Joe Biden. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, zoti Powell, i cili ka shërbyer gjatë administrave të presidentëve republikanë George H.W. Bush dhe George W. Bush, tha se do të votonte për zotin Biden.

“Nuk mund ta mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit”, tha zoti Powell, i cili ka qënë zyrtari me i lartë ushtarak i Forcat e Armatosura amerikane si dhe këshllitari kryesor ushtarak i Presidentit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe sekretarit të Mbrojtjes gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991.

Zoti Powell tha se ai ndan pothuajse të njëjtat qëndrime me zotin Joe Biden mbi çështje sociale e politike.

“Kam punuar me të për rreth 40 vjet, tani ai është kandidat (president) dhe unë do të votoj për të”, tha zoti Powell, duke përmendur se atij nuk i ishte kërkuar të bënte fushatë për ish-Nënpresidentin Biden dhe as që e priste një gjë të tillë.

Pas kësaj deklarate zoti Trump reagoi menjëherë me një postim në Twitter, duke e quajtur zotin Powell “një njeri të ngurtë” e “tejet të mbivlerësuar”. Pak republikanë me pozita të forta në parti e kanë kritikuar publikisht zotin Trump. Javën e kaluar ish-sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis e kritikoi Presidentin Trump mbi mënyrën se si i ka trajtuar protestat e gjera që kanë përfshirë vendit.

/faxweb