Ish-drejtori Byrosë Federale Investigative të SHBA-së (FBI), James Comey, në një intervistë në lidhje me përvojën e bashkëpunimit me Donald Trump ka thënë se ky i fundit nuk është i përshtatshëm moralisht për detyrën e presidentit.

I emëruar në krye të FBI-së gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe i shkarkuar nga detyra nga ana e presidentit aktual Trump, Comey ishte mysafir në televizionin ABC në lidhje me librin e tij të sapoplasuar në treg “Besnikëri më e lartë: E vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi”.

Në intervistën speciale me drejtuesin e programit George Stephanopoulos, Comey theksoi se Trump nuk posedon një botëkuptim qeverisjeje që vendos në qendër të vërtetën, duke u bazuar në përvojat që ka fituar gjatë periudhës që ka kaluar në adminstratën e tij.

“Vlerat janë të përshtatshme, kurse ky president nuk i reflekton vlerat e këtij vendi”, tha Comey.

Comey po ashtu tha se kanë gjetur që në duar të rusëve gjenden dokumente shantazhimi në lidhje me Trump dhe se këtë çështje e kanë diskutuar me ish-presidentin Obama dhe liderët e inteligjencës.

Ai tha se këtë çështje ia ka transmetuar edhe presidentit Trump gjatë një takimi pas ardhjes në detyrën e presidentit.

“Ia shpjegova atij pretendimet se ka qenë me prostituta në një hotel kur ka shkuar në Moskë në vitin 2013 për garën e Miss Universit dhe se rusët e kanë regjistruar për shantazhim këtë”, u shpreh Comey.

Ish-shefi i FBI-së tha se Trump i ka përgënjeshtruar pretendimet duke reaguar me fjalët: “Vallë, i ngjaj një njeriu që ka nevojë të jetë së bashku me prostituta?” , shkruan aa. Ndërkaq, Comey tha se i ka shpjeguar gjendjen presidentit amerikan Trump duke thënë se detyra e FBI-së është të mbrojë presidentin nga kërcënimet dhe shantazhimi dhe se janë përpjekur ta paralajmërojnë në lidhje me kërcënimin dhe të sigurojnë mbrojtje në përputhje me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re