Skip to content

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

spak


Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Zeka ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, si pjesë e procedurës normale.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fish shefi i rrugores ne gjyq per ryshfet roven zeka shkon ne spak%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebPërveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion.

Kujtojmë se Roven Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë dhe ai u lirua.