Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka depozituar në Kuvend nismat ligjore me qëllim ndalimin e personave të lidhur në të shkuarën me ish sigurimin e shtetit.

 

Konkretisht janë dy nisma, njëra për disa ndryshime në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike ose ndryshe ligji i dekriminalizimit dhe tjetra në ligjin e partive politike.

 

Jashtë ambjenteve të Kuvendit Balla tha se verifikimit do t’i nënshtrohen të gjithë ata persona që ushtrojnë funksione publike aktualisht dhe në të ardhmen.

 

Verifikimi do të jetë i njëjtë për personat e zgjedhur ose të emëruar që të jenë në funskione shtetërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re