Në seancën e sotme plenare u shqyrtua projektligji “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 1944-1990.

Myslym Murrizi i Partisë Demokratike u shpreh se miratimi i këtij projektligji i shërben ndarjes reale me të kaluarën dhe që shqiptarët të mos ndjehen të poshtëruar, kur në emër të tyre flasin ata të cilët në një kohë jo të largët, iu kanë marrë shpirtin nëpër burgjet famëkeqe të Spaçit e Burrelit,

Taulant Ballla kryetar i Grupit Parlamentar të PS, shprehu mosdakortësinë për nismën, pasi sipas tij Shqipëria duhet të respektojë të gjitha konventat dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut, në adresimin e kësaj çështje. “Shprehem kundër” theksoi z.Balla në emër të grupit,  “pasi ne jemi pro asaj qasje që kanë bërë shumë vende Evropiane, lidhur me këtë çështje”

Projektligji nuk u miratua në parim, me 72 vota kundër, 30 pro dhe 6 abstenim.

Seanca plenare e ditës së sotme votoi kundër dhe dy dekrete presidenciale:

Dekret i Presidentit të  Republikës nr. 11.493, datë 01.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”. Dekreti humbi fuqine¨ e tij pasi u rrëzua me 89 vota kundër, 14 pro dhe 7 abstenim.

Dekret i Presidentit të  Republikës nr. 11.486, datë  22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit te¨ formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në  Porto-Romano Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015 ndërmjet ministrisë së  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)” te¨ ndryshuar””. Edhe ky dekret humbi fuqinë e tij, pasi u votua me 85 vota kundër 16 pro dhe 8 abstenim.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re