Ish sulmuesi i Partizanit, Caleb EKuban i dhuron Superkupën e Turqisë Trabzonsporit.

Bomberi realizoi golin e sukesit në minutën e 87 të takimit ndaj Istanbul Basaksehir, kur ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe po jepte përshtypjen se po shkonte drejt shtesës.

Skuadra nga Stambolli pretendoi për një faull gjatë aksionit të golit, por gjyqtari e quajti të rregullt dhe Trabzonspor siguroi një trofe shumë të rëndësishme.

Episodi irritoi stolet e të dyja skuadrave duke bërë që fusha e lojës të shndërrohej në arenë boksi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re