Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. Palët janë duke diskutuar detajet e fundit për të finalizuar kalimin e Ahmatajt në krye të pankinës korçare ku pritet të zëvendësojë Ilir Dajën. Nëse gjithçka shkon mirë në detajet e fundit të hënën Ahmataj do të bëj prezantimin para skuadrës. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t’i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin. Ahmataj pason në stolin korçar Ilir Dajën, i cili mori drejtimin e Partizanit. Aktualisht drejtuesit e klubit po mundohen të kompletojnë grupin me disa afrime pas largimeve të shumta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re