Ish-truproja e Sali Berishës: Izet Haxhia rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh

Mbërrin në Tiranë pas 20 vjetësh Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, i dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtor për vrasjen e deputetit Azem hajdari, akuza që Haxhia i ka kundërshtuar.

Pas mbërritjes në aeroport me një avion të Turkish Arilines,, ai është shoqëruar nga Rinasi për në paraburgimin e 313.

Brenda 48 orëve Haxhia do të dalë para gjykatës.

Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke pak javë më parë. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë.

Ai kërkoi që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare, ndërsa do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Ekstradimi i tij në Shqipëri pritet të sjellë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova të reja që nuk janë trajtuar në gjykatë.