
Gjatë homazheve në Pallatin e Kongreseve nuk mund të mungonte as një prej njerëzve të tij më të afërt të ish kryeministrit Fatos Nano, ish-truproja i tij Viktor Agolli.
Ai kujtoi me respekt figurën e liderit historik të PS, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.
“Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë”, tha ai para mediave.
Në fund, Agolli tregoi edhe pengun e Fatos Nanos.
“A kishte peng? Normal, presidenti. Dihet kush nuk e vuri. Përvec që Fatos Nano të ishte president.”
Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.
Në respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendi 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.



