Kryeministri Edi Rama nga ish-uzina e bakrit në Rubik deklaroi se aty do të hapet një qendër e prodhimit të industrisë ushtarake.
Kthimi i ish-uzinës në fabrikë ushtarake në Rubik, sipas Ramës pritet të hapë një faqe të re në fushën e mbrojtjes por edhe të ekonomisë së vendit.
Qendra e prodhimit ushtarak, për Ramën do të thotë një front i ri punësimi.
Rama: Në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport.
Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare.