Ish-vetëvendosësit që tashmë aktivitetin politik do ta vazhdojnë në Partinë Socialdemokrakte me prijës Shpend Ahmetin në Konventën e jashtëzakonshme që mbajtën si PSD-ista, kryetemë kishin barazinë sociale, përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa pohuan se me ta do të ndryshoi edhe situata në Kosovë.

Tashmë, kryesocialdemokrati Ahmeti tha se partia që drejton tani ka synime për instalim të socialdemokracisë së mirëfilltë në shoqërinë kosovare dhe do të luftojë për normalitet e barazi.

Ndër tjerash ai dërgoi një thumb drejt kryevetëvendosësit Albin Kurtit i cili ka deklaruar se politikani nuk duhet të pasurohet nga politika, por të varfërohet, me përpjekjen që këtë bindje t’ua bartë edhe aktivistëve të VV-së.

Ahmeti tha se PSD është ndryshe, duke thënë se delegatët e partisë së tij nuk kanë nevojë të ndryshojnë, të vishen ndryshe, apo të duken më të varfër.

“Delegatë të nderuar, ne sot nuk kërkojmë nga ju që të ndryshoni. Nuk kërkojmë që të visheni në një formë e të dukeni ndryshe. Anëtarët e PSD-së nuk duhet të duken më të varfër, e më të kualifikuar se që jeni për të përfaqësuar dikë”, tha Ahmeti,

Kurse ish-kryevetëvendosësi Visar Ymeri, tani nënkryetar i PSD-së, tha se partia e tyre e re angazhohet për barazim pushtetesh midis legjislativit, ekzekutivit por edhe gjyqësorit dhe është e përkushtuar që ta ndryshojë situatën në Kosovë.

Por ish-bashkëpartiaku i tyre, tani kryevetëvendosësi Albin Kurti ka pasur kritika për të larguarit, duke mos dhënë shpresa se do të kenë rrugëtim të mbarë me partinë e re.

Sipas tij, në matjet e fundit që janë bërë të opinionit publik ish-vetëvendosësit do të përfundojnë  është më keq se sa përfundoi me 2010-tën  partia FER që poashtu udhëheqej nga Shpend Ahmeti, Ilir Deda e Dardan Sejdiu.

“Ne kemi marrur informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 (PSD) ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, ka thënë Kurti,në një intervistë të dhënë të martën për televizionin pubil (RTK).

B.Gashi –

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re