Princ Leka dhe Elia Zaharia janë përfshirë në një situatë të paprecedentë. Të dy kanë bërë një kallzim në polici për dhunë fizike. Çifti është aktualisht në procedura divorci.

Princ Leka ka deklaruar se ka shkuar në shtëpinë e tij për të takuar të bijën, por është përballur me ofendimet e ish-vjehrrit e më pas në sulm fizik nga Gjergj Zaharia.

Lexo edhe :Related Posts

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr.3:

“Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca e familjes mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Elia Zogu, jemi në proces divorci.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të ciline kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës dhe I kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur”.

Kujtojmë se Princ Leka po shijon lidhjen e re të dashurisë me fotografen Blerta Celibashi. Kjo romancë e Princit vjen pas divorcit të Princit me Elia Zaharian, me të cilën kishte 7 vite martesë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re