Në një intervistë për Fax News, gazetarja Eva Kushova, ka zbuluar një akuzë që është ngritur disa vite më parë ndaj diplomatëve shqiptarë, që paguhen në mënyrë të fshehtë nga Rusia, e cila sot ka nisur një agresion ndaj Ukrainës.

Kushova tha se diplomacia në Shqipëri, shihet si një sferë dhe fushë oër të rregulluar karrierën, dhe jo për ti dhënë vendit një impuls në arenën ndërkomëbare. Teksa ka shërbyer si zëdhënëse në ministrinë e jashtme, Kushova zbulon se pyetja e parë që i bëhej, në takime ndërkombëtare, ishte ajo mbi vizitat në shtete me konflikt.

“Nuk ka gazetarë të politikës së jashtme në Shqipëri, për shkak se merremi shumë me politikën e brendshme. Informacioni është pushtet, por në vitet e fundit ka një ndikim shumë të madh të politikës, në 4 apo 5 lajmet e parë në edicionet informative, janë vetëm lajme politike. Askush nuk ka interes për kulturën, apo lajmet e jashtme.

Dikur çdo edicion hapej me lajme ndërkombëtare, sot është e parëndësishme një njoftimin i Ministrisë së Jashtme, kjo lidhet që me emërimin e ministrave pa përvojë.

Mund të them edhe një sekret, kur kam punuar në Ministrinë e Jashtme, thuhej se një pjesë e mirë e diplomatëve tanë merrnin rroga nga Rusia. U kërkua asokohe një hetim nga SHISH në lidhje me këto akuza. Është kaq e dobët diplomacia jonë sa ne e marrim vesh të fundit edhe nisjen e luftës. Diplomacia shihet si një mundësi për të rregulluar fëmijët.

Gjithë ambasadorët në takime, më pyesnin, je këshilltare? Pyetja e parë që të bënin në sa vende ke qenë? Ka diplomatë që rrinë jashtë vendit gjithë jetën, ndërkohë që ligji e kërkon që të qëndrojnë 4 vite jashtë, dhe më pas të rrinë një periudhë kohe në Shqipëri. Në këtë fushë jemi shumë pas, ndaj edhe është zbehur interesi për lajmet ndërkombëtare”, u shpreh Kushova në studion e Fax Nees.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re