Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha teksa ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës i cili tha se mirëpret kritikat brenda PD, deklaroi se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.

Hoxha i bëri thirrje Bashës që të thërrasë zërat kritikë e t’i dëgjojë, duke e bërë përgjegjës kryesor për humbjen e 25 prillit.

Ai shtoi se Basha duhet të jetë i qartë nëse do të shkojë në parlament ose jo. Sipas tij është kontradiktore që nga njëra anë Basha thotë nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve por ndërkohë do të shkojë parlament.

 “Parashtrova mënyrën si duhet të shkonim drejt bashkimit. Vërtetë ka pasur probleme procesi zgjedhor, s’është problem që lindi dje.

U krijua një klimë mosbesimi  e brendshme që vrau klimën  e kolegjialitetit që shkohet drejt fitores, u ndoq uni.  E vrau Basha. Basha thoshte jam i hapur për të dëgjuar kritika por ka që në qershor 2020 që ska mbledhur kryesinë.

PD është forcë e madhe ka njerëz me impakt të jashtëzakonshëm. Mendoj se ky është momenti. Duhet të ngrihemi mbi parime të reja.

 Basha duhet të thërrasë zërat kritikë ti dëgjojë, pavarëaisht se  i kërkojmë dorëheqjen nuk është turp.

Basha të japë përgjigje, i njeh zgjedhjet, do shkojë ose jo në parlament. Nëse del në rrugë dhe unë do dal ta përkrah.

Nga njëra anë Marku thotë se do shkojmë në parlament nga ana tjetër thonë nuk i njohim zgjedhjet”, deklaroi ai ne Report tv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re