Ish-zv/ministrja e Mjedisit, njëherësh pedagogia universitare Ornela Çuçi, një gjirokastrite, tha se kushërinjtë e saj ishin detyruar të shndërrohen në minoritare në kushte emigrimi në Greqi, pasi si muslimanë ishte i pamundur integrimi.

Këtë ajo e tha te Opinion-i Fevziut, duke patur përballë nën/kryetarin e OMONIA-s Marin Suli.

Një copëz nga debati:

Ornela Çuçi: Unë kam ikur vetë në 1997-ën dhe jam fëmijë emigrantësh. Si fëmijë, duke mos u integruar dot në asnjë mënyrë në komunitetin grek, sigurisht që me Ornela nuk integrohesha dot.

Blendi Fevziu: Si të quanin ty?

Ornela Çuçi: Unë Ornela ndenja gjithë kohës, por të gjithë të afërmit e mi u bënë minoritarë grekë. Sepse duhej të integroheshin.

Marin Suli: Ky është abuzim!

 Ornela Çuçi: Jo, nuk është abuzim. Unë e kam jetuar. Jemi plot njerëz që nuk e kemi ushtruar dot asnjëherë myslimanizmin në Greqi, nuk kemi ushtruar asnjëherë fenë dhe nuk jemi integruar dot asnjëherë nëse nuk ndërronim emrat. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko