Mesditën e kësaj të marte është vetëdorëzuar në polici, Haki Bajrami i cili është i akuzuar për dhunimin e ish-vjehrrës dhe djalin 14 vjeçar të ish partneres dhe më u dogji shtëpinë.

Bajrami në një intervistë para dorëzimit në polici i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

LEXO EDHE: Dhunoi nënën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën/ Dorëzohet në polici Haki Bajrami

Ngjarjen e mësova kur isha në kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk i kam dhunuar dhe nuk i kam vënë zjarrin shtëpisë, atë e ka kryer ish-vjehrra. Unë shkova për të kërkuar gruan, ndërsa ish vjehrrës dhe djalit të gruas u ra të fikët. Në atë moment u largova dhe nuk kam kryer asgjë për të cilën akuzohem”, ka thënë ai.

Sot jam dorëzuar në prani të avokatit pasi e di që do më lënë të lirë se nuk kam bërë asgjë nga ato që më akuzojnë.

Gjithashtu ai ka thënë se as personat e ndaluar deri më tani nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re