Skip to content

“Isha zëri i shqiptarëve në KiE”, Berisha flet për takimet në Strasburg: Paraqita fakte tronditëse, shteti është shkrirë me drogën dhe krimin!

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar detaje mbi vizitën e tij në Strasburg në Këshillin e Evropës. Berisha thotë se e ndjeu veten si në shtëpinë e tij, teksa theksoi se i informoi përfaqesuesit e lartë të KiE për “regjimin e Edi Ramës dhe narko shtetin në Shqipëri”.

Sipas Berishës, faktet e paraqitura ndaj euro-parlamentarëve ishin tronditëse për ta. Ndërkohë tha se Këshilli i Europës ishte detyruar të anuloj darkën me Ramën pasi nuk ishte i denjë.

Sali Berisha: Pas 13 vjetësh isha përsëri aty në shtëpinë time. Pata një pritje miqësore të përzemërt. Ishte një kënaqësi e madhe. Që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq vite. Ishte kënaqësi e veçantë pas të themi skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës ç’ka kishte detyruar në një akt të pashembullt të liderit evropian kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare për kryeministrin shqiptar pasi nuk ishte i denjë për këtë darkë. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës. Janë një turp i madh.

Por tani po informoj shqiptarët se dje isha zëri i tyre. Që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura. Mbi regjimin e Edi Ramës, narko-shtetin dhe narko-diktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme, e domosdoshme që parlamentarët e grupeve kryesore të mësonin me dokumente fakte të pakundërshtueshme të vërtetat e narko shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, u ndoqën me interes shumë të madh.

Informova, audiencën e nderuar të parlamentarëve nga gjithë Europa se arrestoi në vit elektoral 3 liderë të partive kryesore opozitare. Aty mendonin një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë. Hapja e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të shtetit me drogën dhe krimin. Vendimmarrjen e krimit në të gjitha nivelet në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore aty të paraqitura me dokumente. Ishin tronditëse.

“”