Skip to content

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në…”, zhytësi në Vlorë gjen skafandrën antike

Një zhytës në Radhimë, Vlorë gjatë zhytjes së tij për të kapur një oktapod hasi në një skafandër që mund të jetë e Luftës së Dytë Botërore ose edhe më e hershme. Zhytësi Endri Gjomemetaj u shpreh se ishte në 35 metër thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit kur gjeti skafandrën antike.

Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër.E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë. Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.

“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luftës së dytë botërore, por nuk është e thënë. Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb