Është përcjellë për në banesën e fundit Eralda Spahillari, 19 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin e 4 marsit në Itali. Më shumë se 500 persona ishin mbledhur për t’i dhënë të resë shqiptare lamtumirën e fundit. Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila vdiq në aksident.

Gjatë ceremonisë mortore për nder të 19 vjeçares shqiptare, shokët e klasës i dhuruan familjes së saj një album me fotot më të bukura të realizuara ndër vite me të. Në fund të ceremonisë mortore, miqtë e së resë lëshuan në ajër edhe disa tullumbace të bardhë në nderim të saj.

Nëna e Barbaras përcolli një mesazh për personat e përfshirë në këtë tragjedi. “Uroj me gjithë zemër që dy djemtë që po luftojnë mes jetës dhe vdekjes në spital, t’ia dalin, lutem që bilanci i kësaj drame të mos bëhet edhe më e rëndë”, ka thënë e ëma e Barbarës, citojnë mediat italiane.

Eralda ishte në makinë me të dashurin e saj dhe dy miq kur pësuan aksident. Mjeti me të cilin udhëtonin ishte më 140 km në orë, në momentin kur ndodhi tragjedia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re