Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka shprehur trishtimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kolonelit Neshet Shena. Meta nuk le pa përmendur verat njerëzore dhe integritetin e lartë të Kolonelit si dhe  i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe familjarëve të tij.

Postimi i plotë i Metës: I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe. Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re