Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk mungojnë herë pas here edhe dedikimete sinqerta për personat e tij të zemrës.

Së fundmi, Labi i ka dedikuar një shkrim prekës babait të tij, me rastin e ditëlindjes.

Duke zgjedhur fjalët më të sinqerta, deputeti dhe këngëtari Tahiri ndër të tjerash i kujton atij edhe se ai ishte arsyeja e kthimit të tij në Kosovë nga diaspora.

“O Islam Raif Tahiri, e baba i imi e i familjes sonë! Kur isha i vogël edhe frymarrjen ma degjoshë derisa bia në gjumë! Sa shumë mē dhe kulturë e sa shumë më dhe forcë në jetë të jem i vendosur në shumë rrugë, e të besojë në njerëz e në vendin tim, sepse edhe ti, edhe unë me ty një kohë e kishim të vështirë jetën, por kurrë nuk u dorëzove! Ishe shkaktari që më ktheve nga Gurbeti e sot me krenari i shërbej këtij populli. Si çdo prind që ka ditëlindjen dhe familja e tyre ua urojnë, edhe ne ty ta urojna e gjithë familja. Tē paqim edhe mē gjatë në jetë ISLAM DIGITRONII SE KËSHTU TË QUANIN I GJITH FERIZAJ”, kanë qenë fjalët e Labinot Tahirit në Instagram.

I njëjti po shijon suksesin e projektit të tij më të fundit muzikor, “Faleminderit për ditët e mira”, që është pritur mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re