Deputeti socialist Damian Gjiknuri, ishte sot në Log, News 24 për të folur për rezultatin e 11 majit, ku Gjiknuri mori një tjetër mandat deputeti në qarkun e Vlorës nga lista e hapur.

Gjiknuri theksoi në studio se opozita ka të gjitha garancitë të cilat janë parashikuar në kodin zgjedhor.

Sipas tij, kushdo ka të drejtën e auditimit të çdo kutie apo flete votimit, ndryshe nga më parë. Më tej theksoi se PS ishte e gatshme për votim dhe numërim elektronik në 6 qarqe, por nuk donte opozita.

Më tej bëri një pyetje, drejtuar PD dhe opozitës se ku shkuan 230 mijë vota që i humbën nga zgjedhjet e 2021.

Gjiknuri: Po të shikosh transparencën sot vullneti i mirë i PS i reflektuar edhe në kodin zgjedhor ka siguruar transparencën më të mirë që mund të ketë një aktor politik për proceset zgjedhore në nivel europian. E para, edhe ODIHGR nga aksesi, KQZ mundëson garanci për gjithë palët. Sot hapen të gjitha kutitë mjafton një kërkesë. Dikur tre kërkesë nuk e hapin një kuti. Sot ke auditim për çdo fletë votimi.

Edhe ju keni të drejtë të kontrolloni çdo lloj vote po të doni, pas rezultatit. U garantuan me kod. Këto zgjedhje, përgatitja janë në një nivel më i lartë se 2009 kuptohet por edhe nivel ndërkombëtar. Garancitë që ka opozita në Shqipëri janë ndër më të rrallat që mund të ketë. Edhe dy tre, jo mungesë komisionerësh janë kapriço. Ishim gati për votim numërim elektronik në 6 qarqe. Nuk donte opozita. Çdo gjë do ishte e zgjidhur, mes kandidatëve dhe opozitës.

Rezultati do dilte në 6 qarqe që në 8. E refuzuar, trembeshin nga makina se do e manipulonte PS. Zgjedhjet janë me integritet, dhe shumë të manovrueshme. Ka një kritikë ODIUGR për rolin e shtetit, e ka pasur gjithmonë ODIHR për këdo parti që ka qenë në pushtet. PD ka një pyetje esenciale, ku shkuan 230 mijë vota? Mirë unë kam marrë më shumë, ku shkuan 230 mijë vota të PD-së? Këtu fillon gjithçka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko