Pasditen e djeshme u nda nga jeta pas një sulmi në zemër gazetari i news 24 në Krujë, Prend Shota, me një karrierë shumëvjeçare në median vizive. Largimi i tij nga jeta padyshim që ka lënë të tronditur familjarët e tij, tek të cilët kishte lënë trashëgim dhe pasionin e tij për mediat.

Jul Shota, djali i të ndjerit, që njëherësh ka ndjekur rrugën e të atit në gazetari, ka bërë një postim prekës për këtë ndarje me njeriun më të afërt.

Postimi i Jul Shotës:

Ishim bashke te dy gjithandej! Kudo ku ishte ngjarja,kudo ku kishte lajm,kudo ku kishte probleme,ku kishte varferi…duke i sherbyer informimit,por mbi te gjithe qytetarit.

Numri i pare ne celularin tim ishte i joti,thirrja e pare dhe e fundit ishte e jotja! Midis shume hallesh e problemesh na edukove me vlera,me respektin per tjeret,per te verteten,me respektin per jeten.

Pertej punes e pasionit te gazetarit,dhe pasionin per bahcen,te dy atje e mbollem nje cop toke e nen hijen e atyre pemeve bashke i provuam ato fruta. Do na mungosh o ba,shume!Na ke vrare! Ç’do ti them Priamit kur tme pyesi, ku gjyshi.

Kush do jete aty te ngjarja perkrah meje?!Kush do ta beje lajmin me mire se ti?! Pushofsh ne paqe baba im, shoku im, kolegu im, vllai im. Une do te pres gjithmone te hipesh ne makine,e do te kem gjithmone prane meje,kudo e pergjithmone! Miq, ju njoftoj qe varrimi behet neser ne oren 10. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re