Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Policia nuk e jep identitetin e personit të shpallur në kërkim, për shkak se hetimet janë në zhvillim e sipër.

Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë sëbashku në të njëjtin automjet.

Kështu, policia ka bërë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martes në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.

Edis Reçaj mbërriti i plagosur mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që kishte marrë një plumb në gjurin e djathtë.

Deri tani mbetet mister motivi i plagosjes, sa kohë që autori dhe Reçaj kanë qenë së bashku në një automjet, çka tregon njohjen e mëparshme mes tyre.

Policia shoqëroi mbrëmjen e djeshme një person që mund të ketë dijeni në lidhje me plagosjen.

FOTO/ Ky është 28 vjeçari i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, policia shoqëron një person si të dyshuar për të shtënat me armë

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re