Policia ka dhënë detaje për operacionin në Vlorë që bëri të mundur ndalimin e 50 klandestinëve nga vendet arabe që po tentonin të shkonin drejt Italisë me gomone. Policia bën me dije se operacioni për evakuimin e personave në bord u krye në kushte të vështira atmosferike për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.

Personat në bord ishin gra e fëmijë, ndërkohë që po evakuohen nga dy anijet luftarake dhe më pas do të shoqërohen për në polici në mënyrë që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta. Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re