Policia italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë shqiptare, të specializuar për vjedhjen e disa bankave në qytezën e Pratos.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët janë autorë të vjedhjes së 7 bankave në 3 provinca të ndryshme.
Firenze Today, bën me dije se vlera e parave të vjedhura nga shqiptarët shkon në 100 mijë euro. Policia italiane prej muajit janar i ishte vënë pas bandës me 4 shqiptarë, dhe falë një aksioni të papritur ditën e dielë mundën të vinin në pranga hajdutët.
Gjithashtu bëhet me dije se në kërkim është edhe një tjetër shqiptar. Një pjesë e parave të vjedhura u sekuestrua nga autoritetet italiane.
/shqip
