Skip to content

Ishin kthyer nga Gjermania, rezulton pozitiv çifti i bashkëshorteve në Librazhd

Një çift bashkëshortësh nga Librazhdi të cilët ishin kthyer nga Gjermania disa ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dyshohet të jenë infektuar pikërisht në shtetin gjerman.

Pasditen e sotme specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik do të marrin tamponin e familjarëve të tyre.

Në përditësimin e fundit MSH raportoi për 136 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit