Një grabitje me dhunë është regjistruar gjatë natës së kaluar në Vermosh ku një çift bashkëshortësh janë dhunuar dhe plackitur nga 2 persona.

Gruaja Mri Tinaj ka treguar për mediat momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

E traumatizuar, gruaja shprehet se ajo fillimisht ka bërë rezistencë por më pas ajo është lidhur, bashkë me burrin  e saj dhe më pas është dhunuar nga dy autorët.

Gruaja: Hajdutet mas xhamit, krisi dicka u zgjova, hyn me automatik në dorë dhe 2 leva, na thanë mos luani, u mundova me leviz , burrin  e kanë lidhur dhe smundi mo. Ishin dy veta. Ishin me maska dhe doreza. Na thanë paret.  Nuk kena I thamë, ia dhamë paret, morën cka patën, na rrahën na masakruan, na lidhën, me goditën me levë trupit, më pas jane larguar duke na lene te lidhur. Une jam dëmtuar më shume ndaj edhe kam ardhur ne spital. Kemi qendruar për rreth nje ore e gjysëm të lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar ne kuzhine.

Aty kam marrë nje thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policine. Policia duke ardhur rruges ka hasur me automjetin e aksidentuar qe na kane marrë autoret nga oborri i shtepise.

Ne kemi pasur goxha para sepse ka marre burri kursimet e pensionit, leket qe na kane sjell djemte plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kane marre parate dhe sendet e argjendta jane larguar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re