Gjykata e Lezhës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makinë së bashku me Aldi Ramën, që vrau efektivin e policisë, Saimir Hoxha.
Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza “moskallezim krimi”.
Ndaj tyre prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi nga gjykata të vendoste masen e sigurise “arrest ne burg”.
