Shkurtimisht kjo është historia e Racheal dhe Paddy Kirkwood. Ky çift është dëshmia se dashuria e vërtetë shfaqet atëherë kur nuk e pret.

Të dy kanë qenë nxënës në të njëjtin gjimnaz në Manchester, por ishin të ndrojtur për t’i folur njëri-tjetrit. Megjithatë, 34-vjeçarja i dërgonte letra anonime çdo vit për Shën Valentin. Pas shkollës, Rachael u zhvendos për në Zelandën e Re për dy vite. Por, më pas gjërat ndryshuan. Ishte viti 2015 kur jeta e tyre mori tjetër rrjedhë.

Më në fund, ajo mori guximin t’i shkruante në Facebook 35-vjeçarit duke i dërguar një mesazh. Ai u përgjigj menjëherë dhe takimi i tyre i parë ishte një javë më vonë. Që prej atij momenti gjithçka u zhvillua me shpejtësi. Rachael dhe Paddy blenë shtëpinë e tyre të parë së bashku vetëm dy javë më vonë pasi u takuan. Pak muaj më vonë u martuan dhe pas 9 muajsh ishin prindër të tre fëmijëve.

“Njerëzit mendonin se ishte shumë shpejt dhe më thanë që nuk do të zgjasë, por unë isha e sigurt që ne donim të ishim bashkë. Unë besoj në dashuri me shikim të parë. Më pëlqeu Paddy kur e pashë përsëri dhe ndjeva përsëri të njëjtën gjë pas kaq vitesh”, thotë Rachael.

Ajo tregon si mori guximin për t’i shkruar në Facebook.

“Pashë në profilin e tij që kishte komentuar në postimin e një miku të përbashkët, pashë fotot e tij dhe mora guximin për t’i shkruar. I thashë ‘nuk ke ndryshuar aspak’. Nuk isha e sigurt nëse do të më mbante mend, sepse nuk flisnim kurrë. Por ai u përgjigj menjëherë duke më thënë ‘as ti nuk ke ndryshuar”.

Kaq mjaftonte që të dy t’i shprehnin ndjenjat njëri-tjetrit, të cilat druheshin t’i thonin kur ishin në gjimnaz. Paddy i propozoi për martesë në Paris të dashurës së tij të zemrës. Rachael dhe Paddy tani janë prindër të tre fëmijëve të mrekullueshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re