2 të rinj nga Vlora janë grabitur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për në Tiranë kur janë ndaluar në dalje të dytetit të Durrësit pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur.

Dy shtetas të maskuar me maska covid dhe kapele i kanë ndaluar dhe u kanë marrë makinën tip Audi A7 me targa AB080BU, ngjyrë e zezë, duke i kërcënuar me armë tip pistoletë.

Kanë qenë dy persona me makinë tip bmv seria 5 që i kanë ndaluar dhe i kanë kërcënuar me armë. Të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re