Skip to content

Ishin nisur për gëzim por u kthye në tragjedi, rrufeja vret 16 persona që po shkonin në dasëm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bangladesh ku 16 persona kanë humbur jetën, pasi janë goditur nga rrufeja.

Sipas mediave të huaja, personat në fjalë ishin duke shkuar në dasmë, kur i goditi rrufeja. Goditjet e rrufesë janë të zakonshme në Azinë Jugore.

Ekspertët thonë se ndotja e ajrit dhe ngrohja globale kanë kontribuar në një rritje të shpeshtësisë së goditjeve të rrufesë në vend.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb