Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Delvinë- Kardhiq. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, e shoqja dhe dy fëmijët e mitur, kanë mundur të shpëtojnë pa marrë lëndime.

Familja ishte nisur për pushime disa metra largu tunelit të Skërficës, makina ka nxjerrë tym e më pas është përfshirë nga flakët. Burrë e Grua, në të 40-tat dhe dy fëmijët e tyre 8 e 11 vjeç, kanë mundur të dalin në kohë.

Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa flakët u shuan nga një ekip zjarrfikësisht që mbërritën në vendin e ngjarjes. Qarkullimi ndërkohë u bllokua për disa minuta. Drejtuesi i automjetit shpjegoi se prej pak muajsh e kishte në përdorim mjetin dhe se nuk kishte patur asnjë problem me të. Dyshimet janë se shkak i zjarrit ka qenë një problem teknik i makinës.

“Sot, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të tunelit të Skërficës, një automjet me drejtues shtetasin S. Sh., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re