Skip to content

Ishin nisur për t’u kthyer në atdhe, gjobiten 12 shqiptarë në Greqi (VIDEO)

Në kuadër të masave të marr për kufizimin e udhëtimeve të panevojshe për shkak të koronavirusit, policia greke ka gjobitur 12 shqiptarë me 300 euro secili në KTEL Kifissos.

Sipas mediave greke, këto persona u kapën duke udhëtuar pa patur lejen e nevojshme për në Igoumenicë. Pastaj prej andej do të shkonin në atdheun e tyre, shkruan gazeta greke iefimerida.gr.

Ndërkohë tek autoritetet e policisë, 12 shqiptarë janë shprehur se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre, në Shqipëri.

Policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u konfirmoi gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit për në Igoumenitsa pa asnjë pasagjer.