Foto ilustruese

Specialistët e Hetimit të krimit ekonomik në Durrës kanë arrestuar dy zyrtarë të ARRSH të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Personat e ndaluar janë Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç, banues në Durrës dhe  Astrit Zenelaj 56 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit “BYE PASS”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re