Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Këta shtetas  dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me shtetasin I. H, i arrestuar  në muajin Dhjetor nga Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re