Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje janë arrestuar nga policia.

 

Sipas policisë në pranga ka përfunduar shtetasi A.T., 26 vjeç, banues në Lushnje dhe E.K., banues në Berat.

 

Shtetasi me inicialet A.T., u arrestua pasi ishte Gjykata e Fierit e 2015 e kishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale të vjedhjes. Dënim që nuk ishte kryer nga 26 vjeçari.

 

Me po të njëjtën akuzë ishte dënuar nga Gjykata e Lushnjes edhe shtetasi me inicialet E.K., në vitin 2018.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re