Vëllai i 33-vjeçarit, Esmerald Balla, i cili vrau me pistoletë të atin, Enver Balla, dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në pus, ka rrëfyer se baba e bir kishin marrëdhënie shumë të mirë, duke u shprehur se “ishin si dy shokë”.

Niku Balla, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se nuk kanë dijeni si ka ndodhur konflikti, duke shtuar se pasi vrau babain, Esmeraldi i kërkoi ndihmë për ta gjetur duke pretendua se ishte zhdukur.

Ai kërkoi që të zbardhet ngjarja, duke u shprehur se policia duhet të zbulojë nëse i vëllai shkonte apo jo me eskorta, siç është pretenduar.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishin si me qenë shokë, s’dimë si ka lindur ky konflikt. Erdha për ta gjetur, e kërkova por nuk e gjeta, e kërkova 2 javë, me polici.

Kur ta zbardhë policia, kam njoftuar policinë se më ka humbur babi, shkoja çdo ditë. Nuk punonte fare telefoni atje ku ishte hedhur.

Ngela duke shkuar në spitale. Policia nuk e ka zbardhur akoma a shkoi me eskortë ai apo jo, se është familjar.

Ti zbulojë tamam, SMS e kam dërguar unë me dorën time, Më kërkoi ndihmë, që ka humbur babai. Ai ka pas pirë ndonjë gotë dhe thashë se çfarë ka ndodhur, Këtë menduam derisa e zbuloi policia ngjarjen.

Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje.

Njerka është rob zoti, e kam respektuar si nënën time, edhe vëllai.

Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos ti ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy.

Vëllai tha ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermër. Babai ska pasur arsye ti merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re