Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 27-vjeçare u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese.

Shkak për aktin e së resë u bë publikimi i një fotoje intime në rrjetet sociale nga Altin Çoku.

Lexo edhe :Related Posts

E reja ishte e martuar në Kosovë, por ishte në proces divorci me bashkëshortin dhe ishte kthyer te prindërit në Kamëz.

27-vjeçarja ka pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i bëri foto intime dhe më pas e shantazhoi.

E reja nuk ka mundur ta përballojë situatën dhe ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Pas dëshmive të familjarëve dhe këqyrjes së telefonit të saj, hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.

Ka dyshime se ky nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re