Të martuar për 30 vite së bashku Paul Blackwell, 62 vjeç dhe Rose Mary Blackwell, 65 vjeç, vdiqën në të njëjtën ditë në një spital në Teksas, pasi prej disa javësh vuanin komplikimet si pasojë e covid 19, dhe dy djemtë e tyre vendosën që tiu hiqeshin tubat, për shkak se nuk kishin shfaqur shenja përmirësimi.

Paul dhe Rose ishin mësues në ”Grand School Prairie Independent District”, deri në ditët e fundit para se të infektoheshin nga Covid 19. Djemyë e çiftit thanë se e morën vendimin e vështirë, pasi prindërit e tyre nuk kishin përmirësim, dhe mjekët u thanë se nuk kishin asnjë shans që të shëroheshin.

“Mjekët thanë se ata nuk kishin parë asnjë përparim, dhe atyre ngadalë po u binin të gjitha funksionet e përgjithshme jetësore,” tha Blackwell. “Arriti në pikën ku nuk kishte asgjë tjetër që ata mund të bënin.”

“Unë dhe vëllai im arritëm në përfundimin që t’i linim të shkonin në paqe së bashku. Ata ishin së bashku dhe mbanin duart. Vëllai im dhe unë të dy po mbanim duart e prindërve tanë, kështu që të katër ishim duke mbajtur duart e njëri-tjetrit derisa u hoqën nga ventilatori”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re