Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e seancës së kaluar të datës 14 Mars.

Gazment Bardhi u shpreh se të pranishëm në seancën plenare ishin vetëm 68 deputetë duke mos u arritur korumi i votave të nevojshme për të kaluar ligjet.

“Ishin të pranishëm vetëm 68 deputetë. Kërkoj nga ju drejtuese e seancës, nuk keni qenë ju në drejtim por një kolege tjetër të shpallni pavlefshmërinë e votimeve të seancës së kaluar dhe kjo të reflektohet edhe në procesverbalin e seancës së shkuar”, u shpreh kreu i Grupit të PD-së.

“Sekretariati ende nuk ka marrë vendim, sapo ta marrë vendimin do të bëhet me dije”, iu përgjigj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re